Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë raportohet se ia kanë vjedhur dy grave telefonat dhe kuletat.

Rasti raportohet se ka ndodhur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së ftohet, u kanë grabitur telefonat dhe kuletat”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është nën hetime nga njësitë relevante./21Media