Ivanov në forumin ekonomik botëror
Në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 1.000 liderëve politik
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë Hashemite Jordan me rastin e pjesëmarrjes në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, që mbahet në Aman.
Ivanov, siç kumton Kabineti i tij, do të marrë pjesë në sesionin plenar në hapjen solemne të Forumit ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore dhe në sesionin me temë “Mbrojtja e refugjatëve: përgjegjësia jonë morale”.
Në kuadër të vizitës së punës, presidenti Ivanov do të realizojë takim bilateral me mbretin e Mbretërisë Hashemite Jordan, Abdullai II, si dhe më shumë takime bilaterale me pjesëmarrësit në forum.
Në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 1.000 liderëve politik, përfaqësues nga sektori afarist dhe shoqëria civile, nga më shumë se pesëdhjetë shtete.
Temat e diskutimit të forumit u dedikohen rolit të Mbretërisë së Jordanit në rajon, perspektivat ekonomike të vendeve nga ky rajon, ndryshimet në gjeopolitikë dhe sfidat humanitare lidhur me gjendjet në Siri, Irak dhe Libi, si dhe kriza aktuale e migrantëve./21Media