Zgjedhen përfaqësuesit studentor në Universitetin e Gjakovës

Mandati i Parlamentit Studentor dhe Këshilleve Studentore të UGJFA-së zgjat dy vjet

Komisioni Qendror Zgjedhor i Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, ka mbajtur mbledhjen konstituive të Parlamentit Studentor, ku edhe dolën të zgjedhur përfaqësuesit e këtij organi më të lartë të përfaqësimit studentor në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Nga radhët e organizatës BSFA, doli i zgjedhur Milot Sejdija në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit Studentor, nga USPE-ja, doli i zgjedhur Dukagjin Gecaj në pozitën e kryetarit të Parlamentit Studentor të UGJFA-së.

Rektori i Universitetit, Shaban Buza përshëndeti dhe përgëzoi studentët me rastin e konstituimit të Parlamentit Studentor të UGJFA – së.

Mandati i Parlamentit Studentor dhe Këshilleve Studentore të UGJFA-së zgjat dy vjet.

Back to top button