Ivanov uron fillimin e Ramazanit

Ai u ka dërguar urime të gjithë pjesëtarëve të besimit islam

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me rastin e fillimit të agjërimit për muajin e Ramazanit, i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Resi-ul-ulema, Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, anëtarëve të Riasetit dhe të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë.

“Më lejoni që Juve personalisht, anëtarëve të Riasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë T’ju uroj me rastin e fillimit të agjërimit. Në islam, Ramazani është muaj i shenjtë ku festohet pastrimi shpirtëror dhe trupor. Për besimtarët myslimanë fillon agjërimi përmes lutjes për përkulje ndaj Zotit. Duke u ndihmuar të varfërve dhe personave të pamundur, besimtarët shpresojnë për mëshirë dhe faljen e gabimeve para portave të parajsës, për vete dhe për afërmit e vet”, thekson në urim presidenti Ivanov.

Solidariteti dhe mëshira, shton, janë vlera të përbashkëta për të cilat na mësojnë religjionet. Por, mirësia dhe mëshira janë virtyte njerëzore ndaj së cilave duhet të synojmë.

“Në frymën e festës, Ju dëshiroj agjërim të lehtë, Të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në vend u dëshiroj paq, mirëqenie, dashuri dhe falje”, thekson presidenti Ivanov në urim./21Media

Back to top button