Lluka: KQZ e papërgatitur për mërgimtarët

Ai nuk e fajson vetëm KQZ-në

Drejtori i Departamentit për Diasporën në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka ka thënë se edhe këtë herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet e kanë zënë të papagatitur teknikisht, duke pamundësuar ofrimin e shërbimeve të lehta të votimit dhe pa procedura për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Jahja bën thirrje që mërgimtarët të cilët kanë mundësi të vijnë dhe të votojnë në Kosovë, në mënyrë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Të votojnë për një ndryshim i cili i do t’iu sjell edhe atyre shumë të mira, për çka deri tani mërgimtarët janë lënë anash”, tha Lluka.

Ai tha se do të ishte mirë që KQZ dhe Ministria e Diasporës të krijoni listën për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
“KQZ-ja dhe Ministria e Diasporës, me siguri që duhet ta krijojnë listën e votuesve dhe nuk ka nevojë që mërgimtarët tonë në çdo palë zgjedhje të aplikojnë edhe të kalojnë nëpër procedura administrative të cilat janë nganjëherë shumë të lodhshme. Është e pajustifikueshme p.sh KQZ-ja ta ketë vetëm një numër të faksit. I cili edhe e ka prefiksin po e quaj kushtimisht serb dhe ku qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Serbi e kanë pasur mundësinë të aplikojnë njëjtë. Bllokimi i faksit për shkak se ai që thërret nga regjioni e Serbisë e ka më të lehtë ta merr dhe kështu, shumë mërgimtarë nuk kanë pasur shanse të marrin dhe të fusin aplikacionet e tyre”, tha Lluka.

Ai shtoi se është e pajustifikueshme si mund mos të ketë listë të votuesve për mergimtarët. Sipas tij, në vit mërgimtarët i sjellin mbi 700 milionë euro remitanca në vend dhe ato para nuk investohen në punësim. Lluka premton se me ardhjen në pushtet të nominuarit nga AAK-ja, Ramush Hardinaj, këto mjete do të destinohen për krijimin e vendeve të reja të punës.

Lluka tha se i ka kontaktuar personalisht zyrtarët e KQZ-së që merren me çështjen e pranimit të aplikacioneve dhe thotë se punojnë në kushte katastrofale.
“Unë i përgëzoj ata të rijnë të cilët kanë punuar në pranimin e këtyre, por kushtet për punë janë katastrofale. KQZ-ja duhet të krijoj kushte më të mira po nuk është vetëm faji i KQZ-së po është edhe institucioneve të Kosovës që nuk është krijuar lista e votuesve sikurse në çdo vend të botës, dhe unë nuk e di për çka ne i kemi krijuar ambasadat, konsultat, me qendrat kulturore ku mërgimtarët tanë kishin pasur mundësi me votua si çdo qytetarë tjetër me letërnjoftim apo pasaportë.”, tha Lluka.

Fatkeqësisht sipas tij, Ministria e Diasporës me gjithë përpjekjet që i ka bërë nuk ka mundur me kryer regjistrimin e mërgimtarëve.

Ai në fund ka thënë se AAK-ja, ka kërkuar shpesh që mërgata shqiptare të ketë vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës dhe zëri i diasporës shqiptare të jetë prezent çdoherë në institucionet tona.

Back to top button