Izet Sadiku emërohet u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive

 

Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.

Sadiku pozitën e ka marrë zyrtarisht prej datës 9 mars.

Sadiku ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, si dhe drejtor i Qendrës së Karantinës që ishte emëruar Qendra e Studentëve për personat që vinin në Kosovë në periudhën pas shfaqjes së virusit në Kosovë.

Klinika Infektive ka mbetur pa drejtor të emëruar nga viti i kaluar kur doktor Hamdi Ramadani u pensiunua.

Lindita Ajazi-Berisha ishte ushtruese e detyrës së drejtoreshës gjatë periudhës së pandemisë, por më 5 shkurt të këtij viti u largua për arsye personale.

 

Back to top button