Izmaku: Unë do të jem kryetare e Vushtrrisë që vendos vetë, pa ndikime të jashtme

(Lajm i përditësuar)

Izmaku: Kam qenë më shumë deputete e Vushtrrisë, sesa e partisë
Kandidatja për deputete nga rradhët e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se gjatë periudhës sa ka qenë deputete ka qenë më shumë deputete e Vushtrrisë sesa e partisë, duke shtuar se kjo është një nga arsyet që ajo nuk është në ish-subjektin politik ku ishte vite me rradhë.

Izmaku: Unë do të jem kryetare e Vushtrrisë që vendos vetë, pa ndikime të jashtme

Xhevahire Izmaku, kandidate për kryetare të Vushtrrisë nga NISMA, në debatin zgjedhor në RTV21 hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit aktual, duke thënë se ai nuk vendos vetë, por merr urdhra nga persona tjerë.

Ajo theksoi se vetë do të jetë një kryetare e pavarur, e fokusuar në nevojat e qytetarëve.

“Unë do të jem kryetare që vendos vet, nuk marr urdhra nga oligarkët, sepse në këto katër vite ka funksionuar dhe ka punuar Komuna e Vushtrrisë për qytetarët,” tha Izmaku, duke premtuar ndryshim dhe transparencë në qeverisje./21Media

Back to top button