Miftari: Qeverisja në Vushtrri është grup interesi

(Lajm i përditësuar)

Miftari: Qeverisja në Vushtrri është grup interesi
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Shaban Miftari, ka thënë se qeverisja në komunën e Vushtrrisë është grup interesi.
Miftari ka shtuar se qeverisja e tillë sipas tij “nga Korrili e deri Ferit Idrizi” është grup Interesi.

Kandidati i pavarur për Vushtrrinë: Kurr tender nuk kanë bërë të hapur as për mediat e as për qytetarët

Kandidati i Pavarur për kryetarë të komunës së Vushtrrisë Shaban Miftari, në debatin zgjedhor të RTV21 ka abuzuar kryetarin aktual të kësaj komune, Ferit Idrizin për disa tendera.

Sipas Miftarit disa tenda nuk kanë qenëtë hapur as për mediat dhe qytetarët.

“Këta kurr tender nuk kanë bërë të hapur as për mediat e as për qytetarët, veq ja u kanë dhënë kënd e kanë pasë mik e jaran, ditën e mirë e ka qu qanej”, deklaroi ai.

Ai kritikoi edhe për një shkollë në këtë komunë në të cilën mësojnë fëmijë me aftësi të kufizuara.

“Një shkollë e kemi për aftësi të kufizuar, kurr nuk janë kujdes këta hiq me ju ndihmu këtyre fëmijëve ata janë pjesë e shoqërisë tonë”, deklaroi Miftari. /21Media

Back to top button