Izmir Zeqiri kërc’ënohet përsëri përmes rrjeteve sociale, publikon identitetin e serbit

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, sot ka njoftuar se është kërcënuar nga një person përmes rrjeteve sociale për herë të katërt.

Në lidhje me këtë çështje zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani i tha portalit rtv21.tv se Policia e Kosovës së bashku me krimet e rënda në Prishtinë është në konsultim se si të procedohet ky rast.

“I njëjti person. Jemi në konsultim me krimet e rënda në Prishtinë se si të procedohet rasti”, bën të ditur Elshani.

Zeqiri në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se nga ky person është kërcënuar për herë të katërt.

“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt. Ky qyqar (Kukavic) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe m’i ofendon heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Zeqiri në rrjetin social Facebook. /21Media

Back to top button