Kaloni te përmbajtja kryesore

Ushtarët e Kosovës realizojnë me sukses trajnimin për pajisjen HAR-66

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se mes bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke është realizuar trajnimi për pajisjen HAR-66.

Sipas FSK-së, ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

“Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66. Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button