Izraeli arreston 90 operativë të Hamasit në spitalin e Gazës

Ushtria izraelite dhe Shin Bet (Siguria e Brendshme) kanë arrestuar ditët e fundit rreth 90 pjesëtarë të Hamasit në Spitalin “Kamal Adwan” në veri të Rripit të Gazës dhe konfiskuan shumë armë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënës i ushtrisë izraelite, sipas të cilit disa nga të arrestuarit në spital, që besohet të jetë një bazë e Hamasit, morën pjesë në masakrën e 7 tetorit në Izraelin jugor, raporton ANSA.
Midis armëve të sekuestruara në spital ndodhen pajisje sulmi me pushkë, granatahedhës, pajisje shpërthyese dhe pajisje ushtarake të operativëve të Hamasit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?