Izraeli nuk përjashtohet nga Eurovisioni 2024

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) thotë se nuk do ta përjashtojë Izraelin nga pjesëmarrja në Eurovision Song Contest 2024.

Siç raportuan mediat suedeze, EBU beson se transmetuesi izraelit KAN i plotëson të gjitha kërkesat për të konkurruar.

“Song Contest është një garë ndërmjet organizatave të shërbimit publik nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme që janë anëtare të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Është një konkurs për transmetuesit – jo qeveritë – dhe transmetuesi izraelit ka marrë pjesë për 50 vjet”, tha EBU, transmeton rtv21.tv.

EBU tha gjithashtu se dëshiron të ruajë statusin e konkursit si “një ngjarje apolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës, duke shtuar se vendimi i tyre është bazuar edhe nga federatat ndërkombëtare të sportit, të cilat ende mirëpresin atletët izraelitë në garat e mëdha të sporti”t.

Në fillim të këtij muaji, Federata Ndërkombëtare e Hokejit në Akull e ndaloi skuadrën e Izraelit të marrë pjesë në kampionatin botëror nën 20 vjeç. Megjithatë, të mërkurën ata e kthyen vendimin e tyre mrapsht, pasi u vendosën masa sigurie për të adresuar rreziqet e pjesëmarrjes së Izraelit në kampionat.

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision 2024 është shumë e diskutueshme mes luftës së vazhdueshme në Gaza. T

ifozët kanë theksuar se përzgjedhja kombëtare e Izraelit ka përfshirë segmente të ngarkuara politikisht që e politizojnë garën. Kantautorët në Islandë, dy konkurrentë të UMK-së dhe këngëtarja franceze La Zarra janë ndër ata që kanë shprehur publikisht shqetësime për pjesëmarrjen e Izraelit në këtë garë./21Media

Back to top button