Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia

I gjithë stafi diplomatik izraelit është tërhequr nga Turqia pas kritikave turke për operacionet aktuale ushtarake të Izraelit në Gaza.

Në një postim në X , i njohur më parë si Twitter, ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen tha të shtunën se lidhjet izraelito-turke do të rivlerësoheshin.

“Duke pasur parasysh deklaratat e rënda që vijnë nga Turqia, unë kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë atje për të kryer një rivlerësim të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë”, shkroi Cohen.

Të enjten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se sulmet në Gaza “e kanë kaluar prej kohësh pikën e të qenit vetëmbrojtje”, duke shtuar: “Tani është shtypje, mizori, masakër dhe barbari”.

Të shtunën, Erdogan i tha një turme mbështetësish palestinezë në Stamboll se ata duhet të largohen nga tubimi “me vendosmërinë për të mos lejuar kurrë ngritjen e Gazës së re”./21Media

Back to top button