Izraeli thotë se e ka marrë nën kontroll kufirin në Rafah

Ushtria izraelite thotë se ata kanë “kontroll operacional të anës së Gazës të kufirit në Rafah”, sipas një zyrtari të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF).

Më parë, tanket izraelite hynë në zonë, e cila është pika më jugore e daljes nga Gaza dhe kufizohet me Egjiptin.

Izraeli të hënën mbrëma ka kryer sulme në lindje të qytetit jugor Rafah, disa orë pasi që Hamasi tha se ka pranuar marrëveshjen për armëpushim të propozuar nga Egjipti e Katari. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se propozimi është “larg së plotësuari kërkesat e Izraelit”. Ai ka thënë se kabineti i luftës ka vendosur që të vazhdohet me operacionin e planifikuar në Rafah, ndërsa është dërguar një delegacion për të negociuar për armëpushim.

Back to top button