Izraeli u bën thirrje qytetarëve të largohen nga Egjipti dhe Jordania

Duke u larguar për një moment nga vendkalimi Rafah, agjencia e lajmeve AFP raporton se qeveria izraelite u ka thënë qytetarëve të saj në Egjipt dhe Jordani që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Agjencia e lajmeve citon një deklaratë nga këshilli kombëtar i sigurisë së Izraelit, i cili thotë se “ngre paralajmërimet e udhëtimit për Egjiptin dhe Jordaninë në nivelin 4 (kërcënim i lartë): rekomandim për të mos udhëtuar në këto vende dhe për ata që qëndrojnë atje të largohen. … sa me shpejt te jete e mundur”.

Në fillim të kësaj jave, niveli i paralajmërimit u ngrit në mënyrë të ngjashme për Turqinë dhe qytetarët izraelitë atje u udhëzuan të largoheshin./21Media

Back to top button