Izraeli vaksinon një milion njerëz kundër koronavirusit

 

Izraeli ka njoftuar se ka vaksinuar një milion njerëz kundër COVID-19, që është më shumë se një e dhjeta e popullsisë së tij si pjesë e zbatimit të një prej fushatave më të hershme dhe më të shpejta të vaksinimit në botë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ishte i pranishëm kur izraeliti i një milion mori vaksinën në qytetin arab të Um al-Fahm.

Netanyahu e quajti këtë si një moment të eksitimit të madh.

Arabët përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë së Izraelit dhe ngadalë po pranojnë fushatën e vaksinimit.

Netanyahu tha se ishte e rëndësishme që arabët në Izrael të vaksinohen shpejt pasi një gjë e tillë shpëton jetë.

Ai dërgoi të njëjtin mesazh në prag të Vitit të Ri në qendrën e vaksinimit në Tiro, një tjetër qytet arab.

Back to top button