Ja çfarë do të bisedojë Von der Leyen në takim me Zelenskyn
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po viziton Ukrainën për të diskutuar propozimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Von der Leyen tha se ajo dhe presidenti Volodymyr Zelensky do të diskutojnë rindërtimin e Ukrainës dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE.
“Me Presidentin Zelensky do të bëj një bilanc të punës së përbashkët të nevojshme për rindërtimin dhe përparimin e bërë nga Ukraina në rrugën e saj evropiane”, shkroi ajo në ”Twitter”./21Media