Justin Bieber zbulon se po vuan nga paraliza e fytyrës

Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar se vuan nga paraliza e fytyrës pas anulimit të shfaqjeve këtë javë.
28-vjeçari tha në një video në Instagram se gjendja është për shkak të një diagnoze të sindromës Ramsay Hunt.
“Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime… Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime,” tha ai.
Në fillim të kësaj jave, turneu botëror i Bieber i cili filloi në shkurt njoftoi se tre koncerte do të shtyheshin.
“Është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë,” tha këngëtari i lindur në Kanada në videon tre minutëshe, duke treguar anën e djathtë të fytyrës së tij, përcjell rtv21.tv
Ai kërkoi nga fansat e tij të jenë të durueshëm dhe për shfaqjet e tij të ardhshme tha se ai “fizikisht, padyshim, nuk është i aftë t’i realizojë ato”.
Ai gjithashtu buzëqeshi dhe pulsoi sytë, duke u treguar 240 milionë ndjekësve të tij se si ana e djathtë e fytyrës së tij nuk lëvizte.
“Kjo është shumë serioze, siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por, padyshim, trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj,” tha ai. “Shpresoj që ju të kuptoni. Unë do ta përdor këtë kohë vetëm për të pushuar dhe për t’u çlodhur dhe për t’u rikthyer në njëqind për qind në mënyrë që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë.”
Bieber shtoi se ai ka bërë ushtrime të fytyrës për t’u “rikthyer në normalitet”, por se nuk e di se sa kohë do të duhet për t’u rikuperuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)


Ai do të performonte në Uashington DC dhe Toronto në fillim të kësaj jave, me koncerte të planifikuara gjithashtu në Nju Jork dhe Los Anxhelos në javët e ardhshme.
Përveç skuqjes nga herpesi, sindroma Ramsay Hunt mund të shkaktojë paralizë të fytyrës dhe humbje të dëgjimit në veshin e prekur. Për shumicën e njerëzve, simptomat e sindromës Ramsay Hunt janë të përkohshme, por mund të bëhen të përhershme./21Media

Back to top button