Ja çka eksporton Kosova në Serbi

Belegu thotë se këto produkte në Serbi eksportohen pa etiketa

Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Click” në RTV 21 ka prezantuar listën e produkteve të Kosovës të cilat eksportohen në Serbi.

Megjithatë sipas tij shumica e këtyre produkteve janë pa etiketa.

“P. sh ushim për kafshë, produkte nga hekuri dhe çeliku, vajërat dhe yndyrnat vegjetariane të papërpunuara..pëtçues elektrik, gypa, tuba, pemë, lajthi, pllaka, fruta.. sanitarie, këpucë se di a e kanë etiketën sigurisht nuk e kanë.. artikuj të gomës, briketa ..”, ka treguar Belegu.

Qeveria e Kosovës ka vendosur dje taksë 100% për produktet nga Serbia dhe po ashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’, aksion i cili ka filluar të ndërmirret në disa komuna të Kosovës./21Media

Back to top button