Belegu: Masat do të qëndrojnë, do të ndëshkohen të gjithë tregtarët që keqpërdorin

Belegu nuk e mohon se këto masa do të kenë pasoja

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Erllod Belegu deklaroi në emisionin “click” në RTV 21 se masat prej 100% ndaj Serbisë do të qëndrojë, por nuk e mohoi se kjo do të ketë pasoja.

“Pritet që aty këtu të ketë ndonjë lëvizje të çmimeve, mirëpo nuk duhet të harrojmë që janë vetëm 14% import prej Serbisë. Në disa elemente të caktuara është pak më e ndjeshme“, tha Belegu.

Ai po ashtu shoti se janë duke u bërë analiza për të zëvendësuar produktet që janë importuar nga Serbia me produke të importuara nga vende tjera.

“Nëse Kukës mundet me i pasë të gjitha mallrat ushqimore sigurisht edhe Kosova mundet me i pasë. Kukësi nuk është ma i shtrenjtë se Prizereni apo se Kosova kështu që sigurisht mundemi me gjetë zëvendësime për këto mallëra.”, shpjegoi Belegu.

Ai e cilësoi si të paarsyeshëm shtrenjtimin e bukës dhe tha se sa i përket kësaj Qeveria është duke bërë analiza.

“Ne presim së pari që edhe popullata ta kuptojë këtë qëndrim dhe pos atij entuziazmit në Facebook ta kenë edhe entuziazmin në vepër qoftë ndërmjet bojkotimit të prodhimeve, qoftë tregtarët mos t’i ngrisin çmimet. Do të merren masa ndaj tregtarëve që dëshirojnë ta keqpërdorin këtë situatë”, tha ndër tjerash Belegu.

Qeveria e Kosovës dje mori vendimin për të rritur taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës për 100%./21Media

Back to top button