Ja disa mënyra se si ta shfrytëzoni birrën e mbetur

 

Kur organizojmë festa në shtëpi ose park, zakonisht konsumojmë birrë dhe ka raste që mbetet pak. Askush nuk do të donte të pinte birrë të hapur, prandaj për të mos e hedhur poshtë, ka disa mënyra si mund ta shfrytëzoni.

Birra është një fertilizues shumë i mirë kështu që ju mund të hidhni dy lugë birrë për të ndihmuar bimët tuaja të rriten të forta dhe të lulëzuara.

Birra është një zëvendësues i mirë i dyllit për mobiliet e drurit. Lagni një leckë mikrofibër me pak birrë dhe kalojeni në sipërfaqen e mobiljeve. Ngjyra do të duket më e bukur dhe më brilante.

Shpesh i kemi parë që gjyshet tona e përdornin birrën për flokët. Lagini flokët me birrë para larjes, masazhojini me kujdes dhe vazhdoni me larjen si zakonisht. Flokët do të duken më të shndritshme, më voluminoze dhe krehja do të rrijë më mirë falë vitaminave të grupit B, nga sheqerërat dhe kaliumi.

Nëse ju pëlqejnë flokët biondë, lagini me birrë dhe qëndroni në diell për të hapur ngjyrën e tyre.

Kështu birra është perfekte për të pastruar argjendin, sepse vepron kundra oksidimit, më shumë se produktet kimike të kushtueshme.

Dhe së fundmi, birra mund të përdoret në gatim sepse i bën më të mira petullat dhe më të skuqura./21Media

Back to top button