Kaloni te përmbajtja kryesore

Ja kur fillon llogaritja verore e kohës

Nga e diela, më 30 mars 2025 fillon llogaritja verore e orës.

Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 02:00 e mëngjesit, në orën 03:00.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, me qëllim të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Nga llogaritja verore e orës i bie që të flemë më pak, por nga ana tjetër do të mundësojë të përfitojmë nga ditët më të gjata dhe rrezet e diellit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button