Ja me çka merren sot anëtarët e grupit “Hana Band”

Grupi “Hana Band” tash e një kohë janë “zhdukur” si grup nga skena muzikore. Ky grup vite më parë ishin njëri prej grupeve më të përfolura në estradë, kjo për arsyen e ndërrimit të solo këngëtareve të grupit shumë shpesh, ata në grup patën më shumë se dy këngëtare, shkruan rtv21.tv

Këngët e këtij grupi dëgjohen ende, ndër projektet më të pëlqyerat janë, “Paradox”, “Problem shumë serioz”, “Sytë e zi”.
Ku janë sot dhe me çka merren antarët e këtij grupi?
Murat Shabani, në grup ishte në instrumentin e dallues dhe ai ende nuk u largua nga muzika. Murati bënë pjesë në grupin e bashkëthemeluesve të Big-Bandit të RTK-së, ku punon edhe sot.

Valton Besimi, në grup luante në instrumentin e sintit. Por, në mes muzikës dhe profesionit të tij të mjekësisë ai e zgjodhi këtë të dytën, tani është Valtoni është mjekë.

Valon Gashi Kitaristi i grupit, Valoni thuajse nuk iu nda asnjëherë muzikës. Ai ende vazhdon të merret me muzikë. Tani është pjesë e grupit të njohur shqiptar Elita 5, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, këngëtarët e këtij grupi Kaltrina Selimi, Ryva Kajtazi dhe Mjellma Berisha i shohim shpesh teksa sjellin projekte të ndryshme muzikore. Ato vazhdojnë ende të kenë simpati nga publiku, sikur në kohën sa ishin pjesë e këtij grupi./21Media



Back to top button