Ja mënyra se si mund t’i pastroni veshkat
Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme dhe funksioni i tyre është vendimtar për shëndetin e përgjithshëm të trupit tonë. Ata filtrojnë gjakun për të eliminuar toksinat nga ushqimi që konsumojmë.
Veshkat pastrojnë rreth 4 kilogramë materie të mbeturinave dhe ujë të tepërt, që kalojnë përmes urinës. Toksinat janë shkaku kryesor i shumë çrregullimeve që prekin veshkat, traktin urinar dhe fshikëzën.
Armiqtë më të rrezikshëm që ndikojnë në funksionin e duhur të veshkave janë; Proteina e marra nga mishi; Kripa; Ushqime të modifikuara gjenetikisht; Ëmbëlsirat artificiale; Pijet e gazuara; Konsumi i tepërt i produkteve të qumështit; Alkool; Droga dhe ilaçe; Kafeina dhe Cigare.
Ndërkaq, ju mund ta përmirësoni funksionin e veshkave me ndihmën e kaliumit, magnezit, ujit të pastërt, frutave, perimeve dhe erëzave të freskëta.
Për të pastruar veshkat përgatitni këtë pije të shëndetshme dhe ushqyese:
Përbërësit: 1 limon i qëruar, një kivi i qëruar, 1 banane, majdanoz i freskët, 1 filxhan me ujë të filtruar,
Përgatitja: Kombinoje të gjithë përbërësit së bashku, shtoni ujë dhe përziheni derisa të keni bëhet krem. Por mund të shtoni disa përbërës të tjerë dhe do të merrni një numër të mash vitaminash si 1/2 avokado i pastruar, një grusht spinaq, 1/4 filxhan me arra.
Pini këtë lëng një herë në ditë, mundësisht në mëngjes para se të hani mëngjes. Provoni dhe veshkat tuaja do të jenë shumë mirënjohëse!