51 vjeçarja lindi foshnje në QKUK
Një 51 vjeçare ka lindur sot në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pacientja me inicialet A.I., 51 vjeçare, lindi një fëmijë të gjinisë mashkullore, me peshë 3.6 kilogramë.
Lajmin e ka bërë të ditur SHSKUK përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka treguar se lindja është kryer me operacion, suksesshëm dhe pas lindjes, neonatologët e Klinikës së Neonatologjisë, kanë kryer të gjitha kontrollet e foshnjës si dhe kanë monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore.
Gjendja e pacientes dhe e bebes është stabile, sipas mjekëve, dhe shumë shpejt do të lirohen për në shtëpi./21Media