BE-ja po dëshiron që Ankaraja të heq dorë nga anëtarësimi në union

Sipas Presidentit të Turqisë,Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, deklaroi se beson se Bashkimi Evropian po dëshiron që Turqia të heq dorë nga anëtarësimi në union dhe shtoi se tani Brukseli duhet të vendos për atë se a duhet të ndërpret negociatat për anëtarësim me Ankaranë, shkruan rtv21.tv

Ai më tutje shtoi se Turqia nuk dëshiron të ndërpret lidhjet me Bashkimin Evropian dhe kritikoi unionin, pasi që sipas tij, Brukseli po e trajton Turqinë si një lypëse.

“Ata dëshirojnë që Turqia të heq dorë nga bisedimet. Duket se ata janë duke e pritur një gjë të tillë”, tha Erdoan dhe shtoi se Ankaraja nuk do t’ia vështirësoi punën Brukselit, nëse unioni vendosa që të ndërpret bisedimet./21Media

Back to top button