Ja pse duhet ta hani kivin me gjithë lëkurë

Një prej frutave më të preferuar për stinën e dimrit është kivi. Në fakt superfuqia e tij është se e gjeni në çdo kohë. Kivi njihet për vlerat e tij të veçanta me pak kalori, shumë vitaminë C dhe aspak yndyrë.
Gjithashtu ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak, ul nivelin e kolesterolit dhe ndihon në rënien nga pesha.
Është perfekt për t’u konsumuar pas aktivitetit fizik pasi është i pasur me eletkrolite, me magnez, vitaminën E, folate dhe zink. Nëse vuani nga pagjumësia, një kivi para se të shtriheni është perfekt.
Megjithatë e keni menduar ta hani ndonjëherë me lëkurë?
Provojeni sepse vlerat ushqyere të lëkurës së kivit janë befasuese.
Lëkura e kivit mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E, nëse ju duket e pamundur të hani lëkurën e kivit, shtrydheni frutin me gjithë lëkurë./21Media

Back to top button