Avokati i Thaçit: Prokuroria ka fshehur materialet shfajësuese
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po mbahet konferenca e dhjetë mbi ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët, gjatë së cilës mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, avokati Gregory W.Kehoe ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk i ka treguar gjykatës dhe mbrojtjes dokumente që mund të ishin shfajësuese. Ai ka përmendur një deklaratë të ish-shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë Dan Everts i cili citohet t’i ketë thënë ZPS-së se nuk sheh ndonjë arsye që Thaçi do të donte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të kryente krime./21Media
Përgatiti: Valmire Hoti