Ja pse filmi vizatimor Masyanya u ndalua të shfaqet në Rusi

Masyanya, heroina e djallëzuar dhe e mprehtë e një serie të animuar në internet, është shumë e popullarizuar në mesin e folësve rusë.

 Më shumë se një milion njerëz janë të abonuar në kanalin e karikaturës në ”YouTube”.

Megjithatë, episodi i fundit kushtuar luftës në Ukrainë ka sjellë lëvdata dhe kërcënime. Menjëherë pas publikimit të episodit, autoritetet ruse e ndaluan atë dhe i kërkuan krijuesit të karikaturës, Oleg Kuvaev, ta hiqte atë nga faqja e tij e internetit sepse “diskrediton forcat e armatosura të Federatës Ruse”.

BBC ka folur me Oleg Kuvaev, i cili emigroi nga Rusia në Izrael vite më parë dhe thotë se “nuk ka asnjë mënyrë për të qeshur me luftën”./21Media

Back to top button