Ja si t’i përdorni gjethet e rrushit, për të shëruar disa sëmundje

Gjethet e rrushit janë pjesë e pamohueshme e gatimeve më të shijshme mesdhetare. Por gjethet e rrushit mund të përdoren edhe në mënyra të tjera për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore.

Gjethet e rrushit, veçanërisht ato të rrushit të kuq, përdoren në mjekësinë bimore si çaj kundër diarresë, hepatitit, dhimbjeve të stomakut, reumatizmës, dhimbjet e kokës dhe etheve.
Gjethet e thara të rrushit mund të zihen në ujë dhe të pihen si çaj me mjaltë. Një grusht gjethesh të thata të thërrmuara do të mjaftojnë për një kupë çaji.

Back to top button