Jahja Kokajn s’po e merr gjumi për shkak të grevës

Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Jahja Kokaj ka bërë thirrje që të ndërpritet greva. Ai gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh i brengosur që fëmijët kanë humbur orët e mësimit, e këtë.
Kokaj tha se i ka lutur udhëheqësit grevist që ta ndërpresin grevën
“Jam shumë i brengosur që fëmijët tanë prej moshës 5 deri në 20-vjeç, se tri javë janë të ndarë nga bankat shkollore. Kjo do të thotë se ato mijëra orë të humbura, gjenerojnë një kuantitet, cilësi, e aq vlerë të madhe sa jam i trishtuar, të them të drejtën s’më merr gjumi natën kur e di konsekuencën që do të kemi në ardhmërinë e fëmijëve. Prandaj dua të ndaj këtë pjesë, meqenëse është e bazuar në shkencë, dua të ndaj një brengosje të madhe. Kur ka qenë mirë të ndërpriten grevat? Dje. Meqenëse dje nuk mund të arrijmë, pasi nuk mundemi të lëvizim me shpejtësi të dritës, atëherë është mirë që ta ndërpremë sot pasdite. Prandaj me gjitha mundësitë e mia kam lutur në çfarëdo forme udhëheqësit grevistë që të ndërpritet greva”, tha ai./21Media

 

Back to top button