Lekaj – Qeverisë: Mjaft i ofenduat mësimdhënësit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë zgjidhje për ndaljen e grevës së mësimdhënësve.
Gjatë debatit ku po diskutohet për grevën e mësimdhënësve në Kuvendin e Kosovës, Lekaj tha se greva ka bllokuar aspektin institucional dhe shoqëror të vendit.
“Pra, janë dy ҫështje përballë njëra tjetrës, njërën anë e kemi një grevë të të gjitha sindikatave të cilat janë me kërkësa konkrete dhe të drejta e gjithashtu një Qeveri e cila nuk preokupohet për të dhënë alternativa dhe për të zgjidhur këtë ngërç”, thaLekaj.
Tutje, ai shtoi se nuk është momenti që SBASHK-u dhe sindikatat e tjera të goditen në forma të ndryshme, ndërkaq i bëri thirrje Qeverisë që të reflektojë për gjetjen e një zgjidhje.
“Nuk kemi kohë për të humbur pasi janë duke pësuar nxënësit të cilët janë e ardhmja e Kosovës, duke pësuar janë mësimdhënësit nga nevoja e tyre mbi kërkesat e parashtruara, duke pësuar janë prindërit të cilët duhet të mos punojnë për tu përkujdesur për fëmijët. Është koha që Qeveria të bëjë zgjidhje, prandaj ju bëj thirrje që t’i plotësoni kërkesat e sindikatave dhe shteti të kthehet në normalitet. Mjaft i ofenduat mësimdhënësit, ofroni zgjidhje”, përfundoi Lekaj./21Media

Back to top button