Jahjaga nderohet me medalje për kontributin në fuqizimin e gruas

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nderohet me medalje mirënjohje për kontributin në fuqizimin e gruas. Ajo këtë medalje e pranoi nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në emër të Unionit të Bashkive Shqiptare.
“Të gjithë duhet të ndihemi krenarë kur shohim se forca e gruas ka nisur të çmohet dhe përfshirja e saj të vlerësohet. Të jesh grua dhe të qëndrosh përballë sfidave të kohës është guxim, por edhe obligim. “, shkroi Jahjaga në Facebook.
Ajo shtoi se dedikimi që i është bërë asaj është dedikim për gruan shqiptare ku do që ështe dhe për vlerën e saj në shoqëri.
“Prandaj në emër të gruas shqiptare kudo që jeton, këndej e andej kufirit, ju them: ne jemi shoqëri e fortë sepse gruaja shqiptare ndër shekuj ka qenë shtylla e saj. ”, përfundoi Jahjaga/21Media

Back to top button