Rrahen mes vete nëntë persona në një bilardo në Drenas, gjashtë prej tyre të mitur

Nëntë persona janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshje në një biladro në rrugën Ilaz Kodra në Gllogoc më 24 nëntor rreth orës 23:15.
Policia ën raportin 24 orësh njofton se gjashtë prej të përfshirëve në përleshje janë të mitur, ndërsa si pasojë e kësaj tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë.”, thuhet në raport./21Media

Back to top button