Jakaj: Pa një Qeveri teknike s’mund të ketë organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Përderisa çdo ditë e më shumë po përmende zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare sfidë duket të jetë buxheti për organizimin e tyre.
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj tha për RTV21 se Qeveria në detyrë nuk mund të ndajë buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat po përflitet se mund të mbahen në dhjetor pasi një veprim i tillë siç potencon ai do të ishte i kundërligjshëm. Sipas tij, zgjidhja është një qeveri teknike që do të çonte përpara disa nga çështje përfshirë edhe buxhetin për zgjedhjet e mundshme në dhjetor.
“Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të miratimit të buxheti për KQZ-në për arse sipas aktgjykimit të Supremes në të njëjtën kohë po ushtron dy pozita të përnjëhershme e deputetit dhe anëtarit të qeverisë dhe kryeministri të detyrë. Për këtë arsye në si IKD kemi propozuar që presidentja së bashku me parti politike të propozojë një qeveri teknike e cila kish me i adresu disa çështje që lidhen sidomos me buxhetin planin e rritjes dhe për tjera në mënyre që mos të ketë pasoja të mëdha . Pasoja me madh e aktualisht që mund të tjerë nëse shkojmë s’do të ketë buxhet për me administru me procesin zgjedhor dhe këtë drejtim do duhej kuvendi partitë të marrëveshje politike për t’i kryer këto punë. Pa qeveri teknike s’mund të ketë organizim të zgjedhjeve qeveria në detyrë e mund ndajë mjete në mënyrë të kundërligjshëm por kjo është kundërligjshmëri për të cilën pasoja të mund të jenë edhe penale në rast se behët një vendim i tillë…”, tha Jakaj për RTV21
Jakaj tutje shtoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të kushtonin miliona euro.
“Nga praktika vërehet se zgjedhje e jashtëzakonshme kushtojnë 9 milionë deri në 12-13 milionë euro varësisht kostos së buxhetit”., tha Jakaj për RTV21 Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha për RTV21 se nuk ka buxhet për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Komisioni tha se në rastet e tilla ky institucion përgatitë planifikimin buxhetor dhe kërkesën e dërgon për miratim në Qeveri, pasi nuk ka buxhet të planifikuar për procese zgjedhore të paplanifikuara./RTV21/21Media