Jakup Krasniqi ia liron vendin Milaim Zekës

Nisma ka prezantuar anëtarin më të ri të tyre, Milaim Zekën

​Nismës për Kosovën iu ka bashkuar Milaim Zeka, i cili bëri të ditur që Jakup Krasniqi ka hequr dorë nga lista e deputetit të këtij subjekti, për t’ia liruar vendin Zekës.

Ai tha se gjatë bisedës me këtë subjekt, ka pyetur se a do t’i lejohet të jetë i njëjti kritik aty ku mendon se duhet të jetë. “Është pazar dhe shumë kolegë të mi kanë lyp rroga e poste të nalta, unë kam lyp diçka shumë të thjeshtë kam thanë a me lejoni që Milaimin mos me shit, mos me defermu për asni post, a me lejoni që unë me qenë ai Milaimin i cili kam qenë deri sot, me qenë kritik. Do të isha njeriu ma i lumtur që nesër në parlamentin e Kosovës me u ngrit edhe e me ja bo kritikat ma te ashperta kryeministrit te ardhshem te Kosovës Ramush Haradinajt, do të ishte për mu vlerë e privilegj i madh me u ngrit edhe me i bo kritikat ma te ashperta kundër zv. kryeministrit te ardhshëm të Kosovës, sipas marrëveshjes që do të jetë zotëri Fatmir Limaj” tha mes tjerash ai.

Sipas tij, ai do ka vendosur të mbrojë të drejtat e gazetarëve, nënave dhe fëmijëve tonë.

Kurse Fatmir Limaj ka thënë se vendi ka nevojë për një mendim dhe për një qëndrim të Milaim Zekës dhe se tani  së bashku  më të do punojnë fuqishëm për të mirën e vendit.

Limaj tha se së bashku me Milaimit do t’i japin një shtytje vendit./21Media

Back to top button