Hoti: Duhet të punojmë si në kohën e presidentit Rugova

”E kemi kthy Kosovën ka Evropa. Ky nuk eshtë koalicion i ndarjes së posteve por vizionit”

Në takimin e të rinjve të LDK-së, me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin, kryeministri në largim, Isa Mustafa, tha se po flet pak sepse shumë do të flas siç tha kryeministri i ardhshëm, Avdullah Hoti, që do t’i jap Kosovës ofertën me të mirë. “Do ta keni mbështetjen tonë të plotë, zotëri Hoti”, tha Mustafa.

Ndërsa, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, në koalicion me Alternativën dhe AKR-në, Avdullah Hoti tha se ndihet shumë i lumtur që në adresimin e tij të parë e ka para rinisë. “Ju jeni ardhmeria dhe shpresa e Kosovës”, i tha të rinjve Hoti.

Ai shtoi se Kosova ka rininë më të mirë që ka ndonjë vend. “Mustafa ishte njëri që për pak vetë arriti të parandaloj degradimin e institucioneve dhe filloi ç’kapjen e shtetit. Ju garantoj që do ta përfundojmë misionin e shkapjes së shtetit në mandatin e ardhshëm. E kemi kthy Kosovën ka Evropa. Ky nuk eshtë koalicion i ndarjes së posteve por vizionit. Kundër këtij koalicioni të shpresës është kriju një koalicion që po mundohet ta kthej Kosovën prapa. Nuk do ta lejojmë që kjo të ndodh ju garantoj”, shtoi kandidati për kryeministër Hoti.

Kritika të rrepta ai drejtoi ndaj koalicionit PDK, AAK, Nisma, duke e quajtur të territ dhe frikës. “Koaliconi i natës dhe i frikës nuk ka ide se si ta zhvilloj Kosovën dhe si të punoj me juve, ky koalicion i krizës s’mund të jetë në të mirë të këtij vendi. Kemi arritur rritjen më të madhe ekonomike, kemi rrit pensionet, kemi kthy shpresën për veteranët, por duhet të punojmë edhe më shumë si në kohën e presidentit Rugova. T’i kthejmë Kosovës qetësinë dhe do të punojmë së bashku me partnerët nderkombëtar”, shtoi Hoti.

Duke iu referuar presidentit Rugova tha se do të vazhdojnë partneritetin nderkombëtar siç bëri ish-presidenti Rugova./21Media

Back to top button