Jakup Krasniqi nga Haga uron gruan për ditëlindje

 

Sot gruaja e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit feston ditëlindjen.

Vajza e tyre Gresa e ka uruar nënën e saj që të festojë afër babait, duke shpërndarë mesazhin e babait dërguar nënës.

Jakup Krasniqi ia ka dedikuar disa fjalë për ditëlindje gruas së tij.

”Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy!”, e ka uruar Krasniqi bashkëshorten e tij/21Media

Back to top button