Protestë kundër librave digjital, paralajmërohet referendum!

 

Sot, në qytetet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut janë realizuar protesta, ku prindërit të organizuar shprehën pakënaqësinë ndaj reformave në arsim, me të cilat parashihet digjitalizimi i librave shkollor.

“Do të shkojmë në referendum të detyrueshëm, dhe jo konsultativ dhe do t’i shohim qëndrimet dhe mendimet e të gjithë qytetarëve”, thanë protestuesit në Shkup, raporton TV21.

Në Kërçovë, është alarmuar për mungesën e kushteve të familjeve për të siguruar aparaturë IT për fëmijët e tyre./TV21

Back to top button