“James Bond” nuk do t’iu lë trashëgimi fëmijëve

Aktori i “No time to die”, Daniel Craig, i njohur nga roli i tij si James Bond 007, do të fitojë afro 100 milionë dollarë prej rolit të tij, siç raporton burime të afërta të artistit, por kur vjen puna të paratë, ai as nuk don t’ia dijë për të tjera gjëra.
Craig ka bërë të ditur se nuk do t’u lë asgjë fëmijëve të tij, sepse nuk i duket e arsyeshme.
53 vjeçari ka fituar miliona nga roli i tij si James Bond, por aktori ka bërë të ditur se nuk ka në plan t’i lë dikujt trashëgimi, pasi mendon se paratë duhet shfrytëzuar sa je gjallë dhe se mendon se nëse vdes milioner je dështak, por që nuk heziton të përmend se secili nga ta duhet t’i fitojë paratë vetë dhe t’i shpenzojë ato siç di më mirë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se “No time to die” do të vijë më 30 shtator./21Media

Back to top button