James Corden rezulton pozitiv me Covid-19

James Corden njoftoi të enjten se ai doli pozitiv për Covid-9 dhe duhej të anulonte regjistrimet e “The Late Late Show” ndërsa shërohej.
“Sapo dola pozitiv me Covid-19. Jam plotësisht i vaksinuar dhe për shkak të kësaj kam fatin të them se ndihem plotësisht mirë”, shkroi Corden.
Ai shtoi “The Late Late Show” nuk do të transmetohet për ditët në vijim.
Ylli i “Carpool Karaoke” kërkoi gjithashtu që fansat e tij të bëjnë çmos për të qëndruar të shëndetshëm në mes të pandemisë, ndërsa rastet e variantit Omicron rriten./21Media

Back to top button