James e humbet Botërorin “Katar 2022”

Trajneri, Gareth Southgate i ka thënë mbrojtësit të Chelseat, Reece James se ai nuk do të përfshihet në listën prej 26 lojtarëve të Kombëtares së Anglisë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton “ESPN”.
James thuhet se ka mbetur tejet i mërzitur nga ky vendim i Southgate, por se e kupton arsyen. 22 vjeçari ishte në garë me kohën për tu rikuperuar nga lëndimi në gju që e pësoi kundër Milanit në muajin e kaluar.

James fluturoi në Dubai për t’iu nënshtruar një programi të rikuperimit të specializuar dhe kishte filluar të vraponte jashtë në bazën Cobham të Chelseat, por pas bisedimeve të rregullta mes mjekëve të klubit dhe ekipit mjekësor të Anglisë, u vendos se përfshirja e tij në Botëror paraqet rrezik për ndonjë lëndim tjetër për yllin anglez.
Trajneri Gareth Southgate do ta konfirmojë nesër listën e tij prej 26 lojtarëve që do të grumbullohen me Anglinë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Back to top button