James McAvoy me rol në filmin ripunim “Speak No Evil”

“Speak No Evil” film që paraqet tregimin për dy familje (njëra daneze e tjetra holandeze), që takohen në pushime dhe planifikojnë të sërish të takohen, është prej atyre filmave që traumatizon shikuesin.

Ky film u realizua vitin e kaluar, dhe është danez. Ajo që vlen cekur për të është se do të realizohet sërish, por kësaj radhe si prodhim amerikan.

E në të me rol do të paraqitet aktori James McAvoy.

Është me rëndësi të thuhet se në të shihen skena të dhunshme, veçanërisht kah fundi i filmit, por ato më acaruese ndodhin si pasojë e bisedave në mes personazheve.

Regjisori i filmit “Speak No Evil”, Christian Tafdrup, i cili është edhe bashkëskenarist i tij, në një intervistë për media vitin e kaluar tha se qëllimi i tyre me të ishte që jo vetëm të realizonte film që na bën të rrënqethemi, por edhe që të vlerësohet si filmi më shqetësuesi në historinë filmike të Danimarkës.

Dhe po, realizuesit e këtij filmi e arritën këtë.

Regjinë e filmit të ri do ta bëjë James Watkins.

Sa i përket aktorit McAvoy, nuk ka të dhëna se me rolin e cilit personazh do të paraqitet ai.

Për shfaqjen e “Speak No Evil” ripunim tani ka edhe një datë lansimi. Siç u bë e ditur, ai do të lansohet më 9 gusht 2024./21Media

Back to top button