Reali dhe Milani në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dy gjigantët evropian të futbollit, Real Madridi dhe Milani janë gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve për këtë edicion garues.

Real Madridi, ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në të dytën e mposhti Chelsean me rezultat 2-0, më të dy golat e realizuar nga sulmuesi Rodrygo në pjesën e dytë.

Skuadra e Carcelo Ancelotti kualifikohet kështu në top katërshen e Evropës me rezultat të përgjithshëm 4-0 pas dy ndeshjeve.

Milani nga ana tjetër e eliminoi Napolin, skuadër me të cilën barazoi me rezultat 1-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona” me golat e realizuara nga Giroud dhe Osimhen, por që skuadra e Piolit vazhdoi tutje fal fitores me rezultat 100 në ndeshjen e parë.

Nesër, do të mësohen dy gjysmëfinalistët tjetër të cilët do të dalin nga ndeshjet Manchester City-Bayern dhe Inter-Benfika.

Back to top button