“Janë korrur 267 mijë tonë grurë”, ministri i Bujqësisë siguron se ka prodhim të mjaftueshëm
Ministri i Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut, Lupço Nikollovski siguron se vendi ka prodhim të mjaftueshëm të grurit krahasuar me viteve e kaluara. Thotë se këtë vit kemi 100% më shumë prodhime vendore dhe është ulur importi i produkteve nga jashtë.
“Korrje gruri prej 267 mijë tonë, që është një rritje e konsiderueshme në përmasa dhe transferim nga vitet e kaluara, kemi pasur një prodhim rekord elbi 140 mijë tonë dhe kemi pasur një sasi shumë të ulët të importit nga jashtë, e monitorojmë çdo ditë, vetëm rreth 500 tonë grurë janë eksportuar që nga 1 janari, nga 1 qershori deri më 19 korrik dhe rreth 5 mijë tonë elb”, tha Nikollovski.
Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian po e ndihmon Maqedoninë me mjete financiare për sektorin e bujqësisë. Mjetet janë të pakthyeshme. Thirrja është për mbështetje financiare për investime në mjete fikse për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut. Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, tha se të gjithë të interesuarit do të mund të aplikojnë me projekte për t’u pajisur me makineri dhe mjete për prodhim dhe përpunim.
“Këta mjete janë të dedikuara për projekte të cilët parashohin investime për përpunimin dhe prodhimin e produkteve të qumështit, mish dhe produkte të mishit, pemë dhe perime, produktet e drithit, produktet e mullirit, produktet e vajit, yndyrë nga kafshët dhe verë”, tha Nikica Baçovski, drejtor i AFPYRR-së.
Nga nesër deri në 45 ditët e ardhshme, pra d eri më 6 shtator të këtij viti, aplikantët e interesuar do të mund të aplikojnë për mjete për masën 3 të programit IPARD 2. Ministri informoi se kanë marrë 97 milionë euro fonde të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian për programin e radhës IPARD 3./TV21