Janë vaksinuar 453 nga 8000 punonjës shëndetësorë

 

Meqë, punonjësit shëndetësorë nga Covid-qendrat e kryeqytetit janë vaksinuar, tani radhën e kanë mjekët dhe infermieret e Covid-qendrave nga qytetet e tjera.

“Gjithçka shkoi mirë, me rregull, me termin. E caktuam edhe revaksnimin, që tani e dimë se kur do të na vaksinojnë sërish. Pres ndoshta ndonjë ndryshim lokal, kështu na paralajmëruan, megjithatë nuk pres ndonjë tjetër problem. Na pyesin se a kemi problem me shëndetin, ne nënshkruajmë dhe kaq. Mendoj se nuk do të ketë asnjë problem me vaksinimin, për efekte anësore po flas”, tha Daniella Milenkoviq, infermiere.

“Duhet patjetër të vaksinohemi, të mbrohemi, sepse ne punojmë në covid-qendra. Lirisht mund të vaksinohen, nuk është asgjë e keqe, ne duhet të mbrohemi”, pohoi Elizabeta Mitreva, infermiere.

Siç dihet imunizmi ka nisur me vaksinat e para që kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut si donacion nga Serbia, e deri në fund të muajit priten edhe vaksinat kineze që tashmë Maqedonia e Veriut i ka blerë. Mirëpo, apo mendon Qeveria për ndonjë kontratë të re derisa qytetarët po presin këto vaksina ndoshta një marrëveshje me Rusinë për vaksinën “Sputnik”, kryeministri Zoran Zaev dha një përgjigje.

“Së pari nuk bëhet fjalë për asnjë injorim, ne çdo herë me respekt veprojmë ndaj të gjitha ofertave dashamirëse. Bëhet fjalë për përgjegjësi, nëse keni parasysh se e keni vendosur nënshkrimin tuaj në sistemin Kovaks, madje keni paguar paraprakisht 20% dhe i keni paguar paratë për vaksinën, keni nënshkruar marrëveshje të drejtpërdrejt me Fajzer dhe i kalkuloni këto sasi shtesë të 800 mijë vaksinave të para. E dini përafërsisht sasinë të cilën e publikoi BE-ja, ka publikuar zyrtarisht , 70 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, vetëm nëse e llogarisni përqindjen e qytetarëve të RMV-së, mund ta llogarisni sasinë”, tha Zoran Zaev.

Përndryshe, nga Ministria e Shëndetsisë bënnë të ditur se në faqen e internetit për vaksinim janë regjistruar 58,500 qytetarë, ndërsa përmes mjekut amë 32,917 qytetarë mbi moshën 70 vjeç.

Vaksinimi për stafin shëndetësor që janë në vijnë e parë të frontit zhvillohet Klinikën për Sëmundjeve Infektive, ku është e vendosur tenda dhe funksionon në dy ndërrime nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 20:00, nga e hënë deri të shtunën, raporton TV21./21Media

Back to top button