Japonia do të hapë ambasadë në Kosovë

Haradinaj thotë se kjo do të ndodhë në vitin 2020

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, me të cilën kanë diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy shteteve. Pas këtij takimi, Haradinaj ka deklaruar se shteti japonez do të hapë ambasadë në Kosovë. Kryeministri Haradinaj e ka cilësuar Japoninë si mbështetëse të madhe të Kosovës.

“Tashmë kur po shënojmë 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy shteteve tona, me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, u pajtuam që bashkëpunimin bilateral ta avancojmë në dimensione të reja. Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjatë ditës, Haradinaj ka pritur në takim edhe një delegacion të Grupit “Euronews NBC”,  ai ka theksuar rëndësinë jetike që ka liria e shprehjes për fuqizimin dhe demokratizimin e shoqërive./21Media

Back to top button