Japonia planifikon të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme gjatë Lojërave Olimpike

 
Qeveria e Japonisë planifikon të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme në Tokio gjatë Lojërave Olimpike, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, raportuan mediat japoneze dhe sipas tyre, gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë deri më 22 gusht.
Kjo do të ishte gjendja e katërt e jashtëzakonshme në Japoni që kur filloi pandemia e koronavirusit.
Lojërat Olimpike fillojnë në 23 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht.
Në Japoni, ka pasur një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me virusin korona, ku sipas të dhënave të fundit, më shumë se 808.000 njerëz janë infektuar dhe pak më pak se 15.000 kanë vdekur si rezultat i koronavirusit./21Media

Back to top button