Seanca vazhdon nesër

 
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet në seancën e sotme, për të vazhduar nesër nga ora 10:00.
Për shqyrtim kanë mbetur edhe tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe shqyrtimi i rekomandimit për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Po ashtu, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, si dhe zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Në seancën e sotme është diskutuar është miratuar rezoluta për dënimin e gjenocidi në Srebrenicë dhe është mbajtur debati për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit.

Back to top button