Jasharaj-Konjufcës: Na duhet një ekip mjekësore për shëndetin mental t’i nënshtrohet kryeministri edhe unë

Pas fyerjeve në rrjetet sociale, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca një ekip mjekësh për shëndetin mendor. Sipas tij, për kontrollim të shëndetin mental duhet të shtrohen kryeministri me tërë qeverinë, deputetë, analistë etj.
“Në gjithë botën shikuar, vetëm te ne shahen e fyhen vlerat e luftës, vlerat e arsimit shqip dhe demokracia e nuk ndalen deklarimet se duhet krijuar taborre nëpër lagje për të luftuar e për t’ua nxirë jetën atyre që mendojnë ndryshe nga pushtetmbajtësit e përkohshëm”, ka shkruar Jasharaj.
Në letrën e tij, dërguar mediave elektronike, Jasharaj shprehet se këtë kërkesë po ta bënë në emër të ardhmërisë së Kosovës “sepse diçka nuk është në rregull”.
“I nderuari kryetar i Parlamentit të Kosovës nuk të jam drejtuar me këtë ide se nuk kam dashur të ta prish pozitën në parti. Tani kur lexova se je i madh në LVV dhe në Parlament, po se po, të drejtohem me një kërkesë shumë njerëzore që ta shpëtosh Kosovën. Kërko nga miqtë ndërkombëtarë një ekip mjekësh për shëndetin mental sepse kjo është nevojë parësore për Kosovën. Të lutem bëje ligjore dhe në këtë kontroll duhet të shtrohen në emër të ardhmërisë së Kosovës Kryeministri me tërë Qeverinë, pastaj unë si kryetar i SBASHK-ut me gjithë veprimtarët sindikalë , disa nga deputetët , që partia në pushtet i zgjedh , disa nga analistët, shumë nga ata që fshehin emrin dhe fytyrën, që nuk e kanë në rrjete sociale dhe edhe të tjerë që paraqiten vullnetar”, thuhet në letrën e Jasharajt.
Ai tha se “ata që dalin keq le të shtrohen në spitale e të shpëtojë kjo Kosova e larë me gjak e me djersë”.
“I nderuar kryetar i Parlamentit në Kosovë këtë kërkesë po ta bëj në emër të ardhmërinë së Kosovës sepse diçka nuk është në rregull. Te ne i gëzohemi pse i kemi çlirimtarët në burg. I gëzohemi se po arrijmë të vëmë në sprova sindikatat, po gëzohemi kush shajmë e fyejmë figurën e mësuesit. Gëzohemi pse nuk ka as edhe një debat për krimet që ka bërë pushtuesi nëpër vite. Gëzohemi që dikush shanë e fyen mësuesin e viteve të 90-ta. Gëzohemi që “analistë” dalin e thonë se paskemi 76 % të nxënësve analfabetë. Gëzohemi e thërrasin në studio njerëz “analistë” që thonë se atë që kanë mësuar e kanë mësuar në fakultet, që do më thënë shkronjat i paskan mësuar në fakultet . Gëzohemi kur dikush i madh thotë se Kosova na qenka vend i i krimit që duhet ç’kapur e pastaj për ta kapur e ngulfatur. Kryetar na duhet një ekip i besuar i mjekëve të shëndetit mental dhe ata që dalin keq le të shtrohen në spitale e të shpëtojë kjo Kosova e larë me gjak e me djersë .Në gjithë botën shikuar, vetëm te ne shahen e fyhen vlerat e luftës, vlerat e arsimit shqip dhe demokracia e nuk ndalen deklarimet se duhet krijuar taborre nëpër lagje për të luftuar e për t’ua nxirë jetën atyre që mendojnë ndryshe nga pushtetmbajtësit e përkohshëm”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button